zgjedhja e shfletuesit ka rëndësi
Shfletuesi Web është thjerrëza përmes së cilës shohim botën virtuale, dhe mjeti përmes të cilit lidhemi me të tjerët, mësojmë, shkëmbejmë dhe bashkëpunojmë. Shfletuesi që zgjidhni është përgjegjës për furnizimin tuaj me mjetet e nevojshme për administrimin e jetë suaj online, dhe mbrojtjen e vetësisë dhe sigurisë suaj.
Ky site është krijuar si një vend për të mësuar, diskutuar dhe shkëmbyer mendime rreth çështjeve të zgjedhjes së shfletuesit tuaj. Ejani dhe ju!
Ju dhe “Të Hapur ndaj Zgjedhjes”
11 Prill 2010
Nëse doni të përkrahni zgjedhjen e shfletuesve në bashkësinë tuaj, ka një numër rrugësh se si mund ta bëni. Deri më sot, “Të Hapur ndaj Zgjedhjes” ka qenë, në thelb, veprimtari online (në këtë site web, në Twitter, në blogje, në rrjete shoqërore), dhe në media, ku fushata është paraqitur në një numër botimesh. Ftojmë [...]
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Zgjedhja e një shfletuesi Web: Personalizimi
10 Prill 2010
Jemi duke shkruajtur një varg postimesh për t’ju ndihmuar në zgjedhjen e shfletuesit tuaj.
Nëse doni të dini se për çfarë veçorish do të duhej të shihnit kur zgjidhni një shfletues, kemi shpjeguar se çfarë është një shfletues , dhe se si të zgjidhet një që mbron vetësinë tuaj ndërkohë që e përdorni. Sot do të shohim personalizimin dhe punimin e shfletuesit.
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Zgjedhja e një shfletuesi web: Nga t’ia filloj?
28 Mars 2010
Në ditët pasuese do të botojmë një varg postimesh për t’ju ndihmuar të bëni një zgjedhje të peshuar rreth shfletuesit tuaj. Postimi i sotëm e tregon nga t’ia fillohet, kur shqyrtohen shfletuesit për të zgjedhur një prej tyre.
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Zgjedhja e një shfletuesi Web: Siguria
27 Mars 2010
Ky është postimi ynë i dytë në vargun e postimeve në ndihmë të informimit tuaj mbi gjërat që duhen shqyrtuar kur zgjidhet një shfletues Web. Lexoni postimin tonë të mëparshëm rreth disa piketave fillestare, ose lexoni më tej për njohuri rreth shfletuesit dhe sigurisë, vetësisë dhe të dhënave tuaja online.
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Open to Choice dhe bashkësia Mozilla
21 Mars 2010
Skena e zgjedhjes së shfletuesit ka ngjallur mjaft interes, që kur filloi të shfaqet në Shkurt. Disa përdorues Web janë habitur pse janë ftuar të zgjedhin shfletuesin e tyre, ndërkohë që të tjerë mund të jenë kureshtarë të zbulojnë se çfarë është në të vërtetë një shfletues. Mjaft persona gëzohen të shohin që përdoruesa të [...]
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Kur Zgjedhja e Shfletuesit mund të mos jetë e dobishme
20 Mars 2010
Siç e qartësoi Komisioni Europian skena e zgjedhjes së shfletuesit ka si qëllim nxitjen e mundësisë së zgjedhjes te konsumatorët, dhe kjo do të jetë një shtysë si për vetë tregun e shfletuesve, ashtu edhe për tregje të lidhur me të e që varen nga teknologjitë web. E kështu, skena e zgjedhjes së shfletuesit po [...]
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Dikush, këtë çast, po mendohet, “ç’është kjo skena e shfletuesit?”
2 Mars 2010
Faleminderit për tërë ju që na ndihmuat të paraqesim Open to Choice javën e kaluar. Morët pjesë në bashkëbisedim dhe zutë të përhapni lajmin pse zgjedhja e shfletuesit ka rëndësi. Sot po paraqesim më tepër material dhe të dhëna, të cilat ju ftojmë t’i shihni dhe komentoni, dhe t’i përhapni mes shokëve dhe kolegëve tuaj. [...]
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »Zgjedhja e Shfletuesit Web Është e Rëndësishme
22 Shkurt 2010
Jeta jonë është plot mundësi zgjedhjesh. Ku të hamë? Çfarë të lexojmë? Me kë ta kalojmë kohën? Zgjedhjet që bëjmë, përcaktojnë cilësinë e jetës sonë, dhe se si na duket bota. Shumë prej këtyre zgjedhjeve i marrim seriozisht, duke peshuar pasojat, duke sjellë në mend ndërlikimet, dhe duke zgjedhur me kujdes e me mend në [...]
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »
